Partia Demokratike i harron konferencat kundër Ahmetit – i përsërisin akuzat për keqqeverisje të Partisë Social Demokratike dhe Vetëvendosjes

17:05 | 28 Tetor 2018
V. S.

 

Me konferenca të njëpasnjëshme iu drejtoheshin elektoratit të tyre dhe qytetarëve të Prishtinës kundër punës së Shpend Ahmetit. Por, me përfundimin e fushatës zgjedhore përfunduan edhe konferencat e PDK-së në Prishtinë. Lirak Çelaj në një bisedë për Gazetën Express, vazhdon të mendojë se në Prishtinë nuk po punohet, por siç thotë ai për shkak të organizimit të zgjedhjeve të brendshme PDK nuk po arrinë ta bëjë opozitarizmin si në të kaluarën në kryeqytet.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka mohuar zërat se partia e tij po bashkëpunon me partinë e Shpend Ahmetit në nivelin komunal të kryeqytetit.

Ai thotë se nuk ka asnjë hap pozitiv në kryeqytet përveç se tani Shpend Ahmeti nuk i ka militantët e VV-së pas vetes.

“Fatkeqësisht gjithçka çka kam thonë për te (Shpend Ahmetin) edhe para fushatës zgjedhore edhe para rizgjedhjes së tij por edhe gjatë fushatës. gjithçka po del e vërtetë. Çka ka ndryshu prej atëherë është që ai tani nuk i ka avokatët aktivistët e Vetëvendosjes të cilët në mënyrë të verbër e kanë përkrahë dhe kanë kriju vetëm përceprime që është punëtor dhe kryetar i mirë, tash ata vetë po e shoh po i përdorin argumentet e mia që dëshmon se unë e kam thënë të vërtetën por ata duke qenë militantë janë bërë argat duke e përkrahur një njeri jo të duhur”, tha Çelaj për Express.

Çelaj thotë se asnjëherë nuk ka pasur asnjë komunikim me Shpend Ahmetin dhe nuk do të bashkëpunojë me të.

“Unë si kryetar i degës, sa të jem kryetar i degës me pëlqimin tem me aprovimin tem nuk do të ketë koalicion me Shpend Ahmetin. Cka kom mujt me vërejt në kryesi shumica e strukturës së degës së Prishtinës janë kundër një bashkëpunimi të tillë sepse mendojmë që nuk është njeri i duhur.

Asnjëherë unë skam pas as komunikimin ma të vogël me të, gjatë tërë kësaj kohe”, thotë ai.

Por, a përfundun kritikat e PDK-së me përfundimin e zgjedhjeve?

Çelaj thotë se kjo po ndodhë për shkak se partia ka hyrë në fazën e zgjedhjeve të brendshme.

“Sa i përket degës jau garantoj që jo, ne jemi në proces të brendshëm zgjedhor jemi duke u marrë me çështje organizative të procesit zgjedhor, kurse unë po besoj që as amblesitët tanë nuk kanë kurgjo. Asnjë vendim politik nuk kemi deri tash. PDK-ja nuk e mbështet Shpend Ahmetin. Jemi të fokusum në cështje teknike të brendshme i takon strukturës së degës së Prishtinës e cila pritet të zgjidhet shpejtë që me organizu edhe strategjinë e opozitarizmit në komunë e Prishtinës. Spo presim zgjedhjet thjeshtë është lidhë kështu afati”, tha Çelaj ndër të tjera.

PDK asnjëherë s’ka arritur rezultate të mira në zgjedhjet lokale në Prishtinë. Pasluftës, një herë me Fatmir Limajn pati arritur të shkojë në balotazh ndërsa në dy palë zgjedhjet e fundit ka dështuar të dalë edhe e dyta në garën komunale./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme