Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar të gjeturat për vitin që lamë pas për ministrinë e Mbrojtjes.
Ndër të tjera, përmenden parregullsi në dosjet e personelit të kësaj ministrie, hartimi i dobët i specifikave të projekteve kapitale si dhe të gjetura tjera të Auditorit.
Mos azhurnimi i dosjeve të personelit
Vendimi i Qeverisë 06/29 të datë 15.05.2015, mbi dëshminë e përvojës së punës përcakton se vendimi i përvojës së punës bëhet pjesë e dosjes së personelit për secilin nëpunës dhe ruhet sipas legjislacionit në fuqi.
Auditori ka gjetur se në 15 nga 40 mostrat e testuar në dosjet e personelit mungonte vendimi për njohjen e përvojës së punës.
Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së rishikimit formal i dosjeve të personelit nga ana zyrtarëve përgjegjës.
Sipas Auditorit, rreziku në këtë ekziston se azhurnimi i dosjeve të personelit me kohë rritë rrezikun që stafi i ministrisë të mos paguhet për pjesën e pagës si rezultat i përvojës në punë.
Në këtë mënyrë, Auditori ka rekomanduar se ministri duhet të sigurojë se kontrollet e brendshme në fushën e menaxhimit të personelit do të forcohen, me qëllim që dosjet të azhurnohen me kohë dhe të përmbajnë informatat komplete për të gjithë të punësuarit e institucionit.
Mos konfiskimi i sigurimit të ekzekutimit.
Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur edhe shkelje në dhënien e kontratave në ministrinë e Mbrojtjes.
Auditori ka vërejtur se te kontrata – Furnizim me pajisje fushore (karrika dhe tavolina) për nevojat e FSK-së, me vlerë 29,500€, OE fitues nuk ju kishte përmbajtur kushteve të kontratës, pasi që furnizimet nuk ishin konform specifikacioneve teknike të kontraktuara.
Menaxheri i kontratës e kishte refuzuar pranimin e këtyre pajisjeve, duke kërkuar që të sillen pajisje tjera konform specifikave të kërkuara, mirëpo OE ka dështuar t’i liferojë pajisjet sipas specifikave të kontraktuara.
Përkundër mos përmbushjes së kësaj kontrate, ministria nuk ka ndërmarrë masat për konfiskimin e sigurisë së ekzekutimit, siç ishte paraparë në kontratë.
Për shkak të mos furnizimit me këto pajisje janë shkaktuar vështirësi në realizimin e trajnimeve/ushtrimeve fushore të planifikuara të FSK-së.
Kjo ka ndodhur për shkak të moskujdesit të stafit të ministrisë në lidhje me përcjelljen e afatit të vlefshmërisë së sigurisë së ekzekutimit.
Sipas Auditorit mos konfiskimi i sigurimit të ekzekutimit nga ana e ministrisë, rritë rrezikun që OE-të të mos i përmbushin obligimet e tyre nga kontratat, dhe objektivat e ministrisë të mos arrihen.
Auditori rekomandon se ministri duhet të sigurojë se Departamentet përkatëse për zbatimin e kontratave, të zbatojnë të gjitha dispozitat lidhur me obligimet e palëve në marrëveshje dhe pa vonesë të ekzekutojnë të gjitha garancionet për sigurinë e ekzekutimit nga ana e OE, duke mos përjashtuar edhe paditë gjyqësore.
Buxheti final për investime kapitale në ministrinë e Mbrojtjes ishte 15 milionë e 449 mijë euro.
Prej tyre në 2018 ishin shpenzuar 14 milionë e 658 mijë euro apo shprehur në përqindje rreth 95%.
Ato kanë të bëjnë me ndërtimin dhe rregullimin e objekteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, blerjen e automjeteve taktike, blerjen e kamionëve të ndryshëm, si dhe blerjen e pajisjeve tjera.
Në ketë kategori të shpenzimeve për qëllime të testeve substanciale auditori ka ekzaminuar 24 pagesa me vlerë 9 milionë e 271 mijë euro dhe shtatë (7) kontrata me vlerë 2 milionë e 975 mijë euro për qëllime të pajtueshmërisë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend