Kosova ka marrë përkrahje nga vendet më të fuqishme botërore pak ditë para antarësimit në INTERPOL, transmeton arbresh.info.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Paris thotë të ketë kërkuar nga liderë të fuqishëm që Kosova të marrë përkrahjen e nevojshme për t’u bërë pjesë e kësaj organizate policore.
Ai ka falënderuar edhe një herë presidentin e Francës, Emanuel Macron, për ftesën dhe trajtimin e Kosovës gjatë pjesëmarrjes në 100 vjetorin e Luftës së Parë botërore.
Në një intervistë për RTK, presidenti Thaçi e ka quajtur si të shkëlqyer takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“100 për qind mbështesin përpjekjet për arritjen e marrëveshjes ligjërisht obligative. Kjo është një ekuivokë për unitet. Do të prodhojë ndryshimin e rezolutës 1244. Falënderoj Trumpin për interesimin për çështjen e Kosovës,” shprehet Trump.
Ai ka folur edhe për takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Diskutuam me kancelaren Merkel për një marrëveshje paqësore me Serbinë, të qëndrueshme, funksionale dhe efektive që do t’i hapte rrugë integruese të dyja vendeve,” deklaroi Thaçi.
Ai thotë se ka diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave gjatë takimit me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Cloud Juncker.
“Kërkova që të lobojnë për Kosovën për anëtarësim në INTERPOL,” është shprehur Thaçi për takimin që pati me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan.
Në këto takime, Thaçi konfirmon se ka folur edhe për transformimin e plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Sipas tij, në mesin e gjithë kësaj agjende nuk është dhe nuk do të jetë takimi me homologun nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.
Republikës së Kosovës i nevojiten dy të tretat e votave të shteteve të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që do të mbajë punimet më 18 deri më 21 Nëntor, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare. Si organi suprem i qeverisjes së INTERPOL-it, ai mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që prekin politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës, financat dhe programet e aktiviteteve.
Ai gjithashtu zgjedh Komitetin Ekzekutiv të Organizatës, dhe këtë vit Kuvendi do të votojë për një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). Në përgjithësi, vendimet merren me shumicë të thjeshtë në formë të rezolutës. Çdo vend anëtar i përfaqësuar ka një votë.
Shefat e policisë dhe ekspertët e sigurisë nga e gjithë bota do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të 87-të të INTERPOL-it në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për të trajtuar një sërë çështjesh të sigurisë globale.
Nxitja e inovacionit në zbatimin e ligjit dhe lidhjen me policinë do të jenë tema kyçe, përveç bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit kibernetik gjatë konferencës katër-ditore.
Në ditën e fundit, Asambleja e Përgjithshme do të zgjedhë një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020)./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele