Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:33 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në gjithë territorin e vendit.

Reshje më të dendura do të paraqiten në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse duke ardhur kah qendra dhe pjesën verilindore dhe jugperëndimore intensiteti i tyre do të jetë më i ulët deri mesatar.

Në fushat barike do të ketë rënje të theksuar, por që vlerat termike do të ngritën ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme