Gjatë javës në vijim situata sinoptike mbetet e pandryshuar, ku fusha anticiklonike vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë, derisa në Mesdheun perëndimor mbetet një vorbull ciklonike, me masa më të freskëta ajrore që po sjell reshje të mëdha përgjatë Italisë.
Këto masa të freskëta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajonin tonë duke zbritur lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare. Ditën e enjte me afrimin e një fronti të ftohtë mbi Shqipëri, ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu mbi vendin tonë.
Nën këto kushte atmosferike, sipas parashikimeve, mbi gjithë rajonin, pritet të ketë degradim të kualitetit të ajrit, me ç’rast edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) në kohë të caktuara mund të rritet mbi 100.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin. Minimalet do të luhaten nga 3 gradë Celsius deri në 5 gradë Celsius, e maksimalet nga 17 deri në 20 gradë Celsius. E deri të premten do të zbresin në 15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...