Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore, kurse të premten mund të ketë reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.
Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...