Në Ditën Botërore të Ujësjellësit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka premtuar ujësjellës për Orllanin.
Në një vizitë për të shënuar këtë ditë ministri Fatmir Matoshi ka thënë se projekti milionësh në fjalë do të nisë së shpejti, raporton arbresh.info.
“Së shpejti do të nisim një projekt milionësh ku do ndërtojmë ujësjellësin në Orllan”, tha Matoshi.
Ministria e Mjedisit, OJQ-të mjedisore “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center” e të tjera shënuan 22 Marsin– Ditën Ndërkombëtare të Ujit tek Liqeni i Batllavës në Orllan.
Me këtë rast ata filluan me pastrimin e vendit pastaj për të shënuar këtë ditë ata organizuan një varg aktivitetesh siç është “lake festival”, gara, lojëra, ese të ndryshme, ekspozita./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin