Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, siç është Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi, zona qendër e Bregut të Diellit, dhe një pjese të lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë, se duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndiejnë mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas kompanisë, prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit është zvogëluar nga 350 l/s në 200 l/s.
“Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit prej 150 l/s, janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badocit. Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marrë intensivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...