Tejkalimin e barrierave për rifillimin e dialogut me Serbinë e ka paralajmëruar të premten zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pasi paraprakisht me Shpend Ahmetin e kanë dorëzuar në Kuvend Platformën e Delegacionit Shtetëror për negociata me fqinjin verior.
E ka bërë këtë ditën kur janë përsëritur thirrjet ndërkombëtare që Kosova ta heqë taksën ndaj importeve serbe.
Limaj – aleat kryesor i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili këmbëngul që Qeveria të mos e heqë taksën deri në kohën kur Serbia t’ia njohë shtetësinë Kosovës – ka thënë se taksa është një vendim shtetëror i Kosovës dhe se partnerët e koalicionit do ta përafrojnë qëndrimin edhe për të, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Vendimet shtetërore janë vendime kolektive. Nuk ka vendime individuale. Kosova ka kapacitet politik, urtësi politike, reflektim politik, që di të ndërtojë qëndrim unik në interes të vendit. Unë jam i bindur dhe nuk kam asnjë dilemë se edhe për taksën do të ketë një vendim unik, shtetëror, i cili do t’i japë hapësirë e mundësi dialogut të ardhshëm për njohjen nga Serbia”, ka thënë Limaj.
“Edhe për këtë temë, këndvështrimet e ndryshme do të përafrohen dhe Qeveria e Kosovës, koalicioni ynë do të dalë me qëndrim unik, i cili ka shënjestër interesin e vendit tonë, kapërcimin e pengesës drejt dialogut dhe ruajtjen e fuqishme të partneritetit me miqtë tanë”.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...