“Tashmë sipas burimeve shumë të sigurta,kemi arritur të mësojmë se mallërat e Serbisë dhe Bosnjës vazhdojnë të hyjnë në Kosovë si kontrabandë, burimi ynë i informacionit na njoftoi se tashmë mallërat e Serbisë dhe Bosnjës si kontrabandë arrijnë deri në Rozhajë e aty ngarkohen pastaj kamionat me ato mallëra me regjstrim të Plevles të Malit të Zi e nga ku ato mallëra përsëri plasohen në Kosovë”, ka thënë gazetari Qazim Thaçi.
Prandaj, me këtë rast ai apelon tek inspektorët e tregut që të shkojnë e të shohin sidomos qendrat tregtare ende janë përplotë me mallëra të Serbisë, por është detyrë e inspektorëve të dalin në terren dhe të kërkojnë origjinën e mallërave të cilat tashë kontrabandohen nga Serbia e futen në Kosovë prej Malit të Zi me të cilin shtet, Kosova ka mardhënie të mira tregtare dhe bilaterale.
“Mirëpo, këtu tashmë kur Qeveria e Kosovës me rrezikun jo edhe të vogël, ka marrë këtë vendim, popullatës dhe klientëve blerës i takon që këtë vendim të Qeverisë të Kosovës t’a bëjnë realitet dhe të iket nga ato mallëra me prejardhje nga Serbia, duke ndihmuar prodhuesit vendor, e duke ndihmuar ata, ndihmohet direkt vetë ekonomia e Kosovës,” thuhet në reagimin e tij.
Ai vlerëson se kjo kontrabandë nuk do të kishte mundësi të zhvillohet, kjo për arsye se prodhimet vendore kanë një garanci shumë të madhe shëndetësore se ato të impprtuarat e tani të kontrabanduara ku mund të rritet rreziku sigurisë ushqimore për një shëndet më të mirë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...