Të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u është zgjatur orari i punës nga sot, nga 8 orë sa kanë punuar rregullisht, ata tani do punojnë edhe 4 orë shtesë, kjo vjen pas një vendimi nga Drejtori i Përgjithshëm, Reshat Qelaj.
Gazeta Metro ka mësuar se ky vendim vjen për arsye sigurie në Kosovë, ku policët janë të urdhëruar që të ruajnë objektet e trashëgimisë kulturore, sidomos ato të komunitetit serbë.
Ky vendim vjen pasi Kosova është afër anëtarësimit të saj në INTERPOL, dhe sipas burimeve, Policia e Kosovës ka paralajmërime se gjatë këtyre ditë do të ketë destabilizim të sigurisë në vend me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Ky vendim i policisë do të jetë deri më datën 21 nëntor, kur edhe do të fillojë Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL’it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, ku Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
Nga policia nuk është konfirmuar se orët shtesë kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL’i, por vetëm kanë konfirmuar se për të gjithë policët janë shtuar katër orë shtesë gjatë orarit të punës.
Rastin e ka konfirmuar përmes telefonit për Metron, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha
Ndërkohë, Kosova po përballet gjatë këtyre muajve ndaj një fushate shumë agresive të Serbisë, duke e penguar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në INTERPOL’i.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...