Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 të KPRK-së lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2, nënpar.2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së dhe Marrja e Ryshfetit nga neni 429 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...