Enver Ahmeti nuk ka asnjë ditë të vetme që nga përfundimi i luftës, që mungon në këtë pjesë të kryeqytetit.
Për 20 vjet me radhë, ai çdo herë del për të kërkuar punë si punëtor krahu, bashkë me shumë të papunë të tjerë, raporton KTV.
Ai, asnjëherë nuk ka arritur të punësohet në ndonjë punë të rregullt, përveç kështu kur angazhohet përkohësisht për të fituar para që thotë se mezi ia sigurojnë mbijetesën.
Si Enver Ahmeti janë edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, që gjatë gjithë ditës presin këtu e shpesh përfundojnë pa fituar asnjë cent në fund të ditës.
Ankohen se liderët institucionalë kanë punuar vetëm për t’i rehatuar familjarët e tyre dhe fituar miliona për veten, duke mos menduar asnjëherë për qytetarët e tjerë.
Ndërkaq, statistikat tregojnë se është rritur shkalla e papunësisë në vend për 0.8 përqind.
Kjo ka bërë që Kosova të renditet si vendi me nivelin më të lartë të papunësisë në rajon.
Papunësia më e theksuar sipas ASK-së është te gratë, ku më shumë se 38 përqind janë të papuna, krahasuar me burrat që janë të papunë 29.2 përqind.
Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare, me rreth 60 përqind të kësaj moshe të papunë.
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...