Ish zëvendësministri i MASHT-it, Nehat Mustafa, ka thënë se fajin për gjendjen e krijuar në fushën e arsimit e bartin Qeveritë e mëparshme pasi që ato nuk i kanë trajtuar seriozisht problemet të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi në këtë fushë.
Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se shumë herë anëtarët e komisionit që kanë punuar në ligjin për paga, kanë tentuar që koeficientin të ua përshtatin individëve, transmeton Klan Kosova.
“Para së gjithash unë vetë jam prind. Greva është diçka që ka prekur edhe familjen time. Mirëpo mendimet që ne i shfaqim nuk duhet të kenë karakter politik”.
“Të njëjtën kohë mendoj se Qeveria nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë çështje. Nuk është fjala vetëm për këtë fazë. Shumë herë anëtarët e komisionit që kanë punuar në ligjin për paga kanë tentuar që koeficientin të ua përshtatin individëve”.
“Jam i sigurt se kjo situatë ka mundur të zgjidhet. Mirëpo për mendimin tim, Qeveria është marrë me opinionin publik më shumë se me SBASHK-un”.
“Tani Qeveria e ka bërë një ofertë që nuk e kënaqë SBASHK-un. Ndërsa SBASHK-u nuk po kërkon që të ngriten pagat, por të ngritet koeficienti”.
“Unë mendoj se është bërë një gabim i madh pasi që kur kundërshtohej kërkesa e SBASHK-ut, thuhej se performanca e kësaj sindikate nuk është e mirë. Mirëpo është e kuptueshme se mësimdhënësi nuk mund ta nënvlerësoj veten”.
“Ne është dashur t’i themi SBASHK-ut se ne do të protestojmë për ju në mënyrë që këta ta kenë një vend më meritorë dhe të ngritet cilësia në arsim”.
“Çuditërisht asnjë zëvendësministër apo deputet nuk ka dhënë ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje. Është absurde se si disa persona reagojnë për çështjet më minore në rrjetet sociale mirëpo nuk kanë asnjë reagim për grevën. Prandaj po them se kjo ka filluar që të hyjë në kategorinë e krizës morale”.
“Ne nuk kemi pasur prej këshillit të nxënësve asnjë reagim për ditët e mësimit të humbura gjatë festave. Është dashur që ky këshill të reagojë edhe kur humbin ditët gjatë festave. Këto ditë të humbura vështirë se do të kompensohen pasi që disponimi i fëmijëve nuk do të jetë i njëjtë”.
“Nëse ne ishim marrë me ngritjen e koeficientit më herët, unë jam i bindur se SBASHK-u nuk do të kishte pasur arsye që të kërkojë grevë”.
“Mos harroni se ne kemi pasur dy Qeveri të cilat nuk kanë pasur asnjë këshilltar për arsim. Sikur ne t’i kishim pasur njerëzit profesional në Qeveri, gjendja në arsim do të ishte më e mirë”.
“Unë mendoj se e vetmja zgjidhje është dialogu. Mendoj se oferta e Kryeministrit Haradinaj është shumë e sinqertë. Ai e ka trajtuar kërkesën më shumë seriozitet duke u konsultuar me këshilltarët e tij për arsim”.
“Ndërsa tash ne po e vërejmë që duhet të bëhen hapa shumë të mëdhenj në fushën e arsimit. Unë i kuptoj pozicionet e dy palëve. Megjithatë, komisioni për buxhet është duke i shqyrtuar gjërat më hollësisht dhe ndoshta ata do të bëjnë një ofertë tjetër lidhur me këtë çështje”.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...