Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se koalicioni PAN është qeveri e zorit dhe e numrave të pamjaftueshëm.
Megjithatë, ai ka thënë se PSD-ja po ia pamundëson LDK-së dhe Vetëvendosjes paraqitjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka bërë me dije se qeveria aktuale po funksionon keq në një pat pozicion që, si e tillë, sipas tij, nëse nuk ndryshohen rrethanat, mund ta vazhdojë qeverisjen deri në fund të mandatit.
Mirëpo Maliqi ka vlerësuar se situata brenda koalicionit PAN sikur po shkon në drejtim të nevojës për rikonstruktim ose të zgjedhjeve të reja.
Në rast të zgjedhjeve, ai ka thënë se do të ketë disa lëvizje sinjifikative në përqindjet e përkrahjeve të subjekteve politike, për disa afirmuese, për disa të tjerë eliminuese.
Maliqi në këtë intervistë ka folur edhe për vizitën e kryeministrit në SHBA.
“Për udhëtimin e kryeministrit Haradinaj po thuhet se është privat, jozyrtar, kështu që nuk jep mundësi të bëhen supozimet e bazuara, se po tejkalohet mospajtimi rreth taksës. Gjithsesi, është indikative se ai nuk është ndëshkuar me ndalesë të hyrjes në SHBA, siç përflitej më herët. Por, duhet të shohim a do të ketë kryeministri kontakte me administratën amerikane, qoftë edhe ato jozyrtare, për të nxjerrë konkluza se me Haradinajn po bisedohet. Nga ana tjetër janë bërë mbase më shumë se një muaj prejse rreth taksës nuk po bëhet presioni i koordinuar dhe intensiv ndërkombëtar, çfarë demonstrohej gati për çdo ditë kur Uashingtoni dhe Brukseli dërgonin zyrtarë të lartë për ta bindur qeverinë tonë se taksa duhet të pezullohet për t’ia hapur rrugën dialogut…”, ka thënë Maliqi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?