Sipas tij, ky raport është identik me çdo problematikë që ata e kanë ngritur, shkruan arbresh.info.
“PAN-i më së paku është i interesuar për integrimet evropiane. LDK-ja ka tërhequr vëmendjen për mungesë të vullnetit politik të koalicionit PAN për avancimin e rrugës eurointegruese. Korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet, sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikim të plotë politik, qeveria e mbingarkuar me ministra e zëvendësministra me afera nga më të ndryshmet. Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane, progres që ka mbetur nën hije të vendosjes së tarifës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes,” thotë Zemaj.
Ai thekson se mbetet shqetësuese mos zbatimi i programit të MSA, dhe vetëm në tre mujorin e këtij viti vetëm gjashtë për qind, që tregon në 70 për qind të masava ka vonesa serioze në zbatim.
“Këto tregojnë joseriozitetin e kësaj qeveria, dhe nuk është vetëm mungesë e vullnetit politik por e papërgjegjësisë e profesionalizmit e nepotizmit dhe e përmbushjes së interesave të grupeve të caktuara të interesit.”/arbresh.info/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?