Pamje nga pika kufitare në Merdare, asnjë kamion nga Serbia nuk futet në Kosovë

14:22 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Vendosja e taksës prej 100% për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në ditën e parë të hyrjes në fuqi ka dhënë efektet e saja.

Indeksonline ka siguruar një video të realizuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, përkatësisht në territorin e Serbisë.

Sipas pamjeve, në këtë pikëkalim nuk shihet asnjë kamion që transporton mallra nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Hyrjen në fuqi të vendimin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Sipas tij, sot në të gjitha pikëkalimet kufitare është respektuar vendimi për taksën.

Madje, siç ka thënë ai, deri në mesditë 1 maune janë kthyer prapa pas marrjes së informatës për taksën e re.

Shikoni më poshtë pamje të Merdarës dhe ndikimit të taksës 100% për mallrat serbe, nga 10% sa ishte deri dje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme