Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të “Qendrës Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike” Pallati i Rinisë, nga AKP tek Komuna e Prishtinës, marrëveshje kjo në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 06 – V – 080.
Kësaj marrëveshje për pranim-dorëzim i është bashkëngjitur edhe dokumentacioni përkatës i cili mundëson vazhdimësinë e punës dhe mbarëvajtjen e afarizmit të, tanimë, Ndërmarrjes Publike Lokale Pallati i Rinisë.
AKP-ja në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999. AKP-ja mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional lidhur me realizimin e interesit publik të qytetarëve edhe në rastet tjera të cilat mund të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...