Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se hapja e temës për “korrigjim të kufijve” është fitore në sytë e Serbisë.
Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se qëllimi i këtij dialogu për “korrigjim të kufijve”, për Serbinë është të tregojë se Kosova nuk e pranon veten si shtet.
Sipas Pallaskës, rezultati final për Serbinë në këtë dialog nuk ka rëndësi, pasi kjo e fundit e quan fitore vet fillimin e procesit.
Shkrimi i plotë
“Në dialogun me Kosovën për “korrigjim të kufijve,” Serbia ka vetëm një qëllim: arritjen e “marrëveshjes” se as Kosova nuk e pranon veten si shtet sovran në kufijtë në të cilët u shpallë pavarësia e vendit.
Për Serbinë rezultati i këtij dialogu është i parëndësishëm sepse fitorja arrihet me vet fillimin e procesit!!!”./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...