Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), komentoi takimin e zëvendësndihmësine sekretarit të SHBA-ve, Matthew Palmer me shoqerine civile kosovare.
Ajo deklaroi se mesazhi i SHBA-ve është i qartë, që Kosova duhet të vijë me zgjidhje në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Ajo çka mund të them është se biseda apo diskutimi me Methew Palmer është një vazhdimësi e të gjitha porosive që kanë ardhur nga SHBA-të, që kanë filluar qysh me intervistën e famshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ku deklaroi në një mënyrë se s’ka vija të kuqe për SHBA-të në procesin e dialogut Kosovë-Serbi”.
“Ne e dimë që SHBA-të janë mbështetës të dialogut, që u konfirmua edhe në këtë takim. Këtu u konfirmua edhe ajo se të dyja palët duhet të vijnë me zgjidhje në këtë proces, duhet të dinë se çfarë kërkojnë nga ky proces dhe pastaj duhet të definohen mjetet e nevojshme për të arritur atë”.
Krasniqi në Zona B theksoi se të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi janë realizuar duke bërë kompromise, qofshin ato të vogla apo të mëdha.
Sipas saj, është e nevojshme që vazhdimi i procesit të dialogut të zhvillohet mbi një unitet politik të brendshëm në lidhje me qëndrimet e palës kosovare për kompromiset e mundshme për fazën finale, apo edhe vazhdimin e dialogut.
“Ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga partitë politike të pozitës e opozitës, që të ndërtojnë një qëndrim për palën kosovare”.
“Në qoftë se pala kosovare vlerëson se Kosovës nuk i duhet dialogu, nuk i duhet njohja nga Serbia, nuk i duhen njohjet nga pesë vendet anëtare, që mund ta bëjmë shtetin tonë të qëndrueshëm në këtë formë atëherë le të vazhdojnë t’i qëndrojnë prapa pasojave të atij vendimi. Por, nëse vlerësojnë se duhet dialog, le ta ndërtojnë qëndrimin për palën kosovare. Ne jemi duke pa një pavendosshmëri në lidhje me dialogun. Ne nuk po shohim që ka një qëndrim”./klan kosova/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...