Pakënaqësitë e mëdha me projektligjin e pagave që ka miratuar tash së fundi Kuvendi i Kosovës do të dërgoi në bllokadë totale Aeroportin e Prishtinës, ‘Adem Jashari’.
Të paktën kështu thonë dy sindikatat e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ajo e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe e Punëtorëve të Kontrollit Ajror.Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka kritika të shumta ndaj projektligjit të ri të pagave. Ata konsiderojnë se me anë të kësaj po cenohet autonomia e tyre, pasi po preken pagat e një personeli profesional dhe po çrregullohet puna e tyre.Kryetari i kësaj sindikate, Artan Hasani për KosovaPress, ka paralajmëruar se greva një oreshe e planifikuar për 13 shkurt është më e pakta që mund të bëjnë.Sipas tij, nëse nuk kthehet prapa projektligji për paga nga ana e presidentit, ata grevën do të përshkallëzojnë dhe pas katër apo pesë dite aeroporti do të bllokohet 24 orë.
Të njëjtat kërkesa i ka dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror, i pari i kësaj sindikate, Kushtrim Fazliu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se ata do të këmbëngulin me çdo gjë që ASHNA të largohet nga ky projektligj, pasi siç thotë ai, ASHNA, është institucion me rëndësi jetike për Kosovën dhe është mbrojtësi i vetëm territorial i hapësirës ajrore.
Fazliu gjithashtu paralajmëroi masa të ashpra nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.Ndërsa, zëdhënësi i ASHNA-s, Driton Ujkani përmes e-mailit i ka thënë KosovaPress-it, se me përfshirjen e personelit të ASHNA në ligjin për paga, ASHNA-së i është kufizuar në masë të madhe mundësia që të nxisë gjithë stafin e vet profesionistë që të mbesin në Kosovë.
Sipas tij, tashmë kanë humbur 10 nga 32 kontrollorët e trafikut ajror, të cilët e kanë vazhduar karrierën e tyre si kontrollor të trafikut ajror në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Evropën Perëndimore.
Njëjtë, sipas tij, ka ndodhur me inxhinierë të sistemit të radarit dhe parashikues të meteorologjisë aeronautike.Në lidhje me grevat që janë paralajmëruar, ai tha se ato do të kenë efekt në vonesa, apo anulimin e të tërësishëm të fluturimeve që do të ndodhin.Ndërsa, sa i për ketë përkrahjes së dy sindikatave në greva, ai bëri të ditur se greva nuk është zgjidhja e duhur.Zëdhënësi i ASHNA-s, ndër të tjera tha se kërkesa e vetme e tyre ka qenë dhe është që të respektohet autonomia në mbledhjen dhe shfrytëzimit të hyrave siç parashihet edhe në marrëveshjen e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit-HPEA.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...