Humanisti i njohur shqiptar, Anton Çetta mbahet mend për kontributin e tij të madh që dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve në vitet e 90-ta.
Madje, thuhet se Çetta ka arritur të tuboj mbi gjysmë milioni njerëz në një tubim në atë kohë në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.
Mirëpo, kontributi i tij për pajtim të gjaqeve ndër shqiptarë, shpejt u harrua.
Ndonëse, sot janë bërë 23 vjet nga vdekja e tij, për atdhetarin e shquar asnjë nga politikanët nuk morën mundin të shkruajnë as edhe një fjali të vetme, që ta përkujtonin jetën dhe veprën e tij për shqiptarët.
Ani pse, për të Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës muaj më parë ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e shtatores së Çettës.
Ky projekt do të kushtojë 70 mijë euro, ku lartësia e shtatores është e përcaktuar të jetë 3 metra dhe do të jetë me material të bronzit.
Ndryshe, udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës nuk kanë pranuar vendosjen e figurës së tij brenda oborrit të këtij instituti duke u arsyetuar se do duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit.
Këshilli Organizativ, ka dy vjet që merret me kërkesën për hapësirën, ku do të zinte vend figura e Çettës e derdhur në bronz./indeksonline
https://youtu.be/dlmJbA5G2JA?t=10
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...