Arbër Pajaziti, kandidat i Alternativës për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka thënë se qytetarët e Luginës i besojnë idesë së presidentit Hashim Thaçi se mund të bashkohen me Kosovën.
Në Interaktiv të KTV-së, Pajaziti ka thënë se shqiptarët e Preshevës gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e Kosovës dhe kjo, sipas tij, mund të vërtetohet sërish nëse mbahet një referendum i ri. Ka thënë se ideja për “korrigjim kufijsh” është vështirë e realizueshme, por “është reale dhe normale”. Pajaziti ka deklaruar se janë zhgënjyer nga parti dhe individë në Kosovë që kanë dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.
“Kjo është temë që flitet në çdo ndejë që bëhet në Luginë. Shqiptarët e Preshevës gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e Kosovës. Edhe tash është ashtu. Po të bëhej edhe sot referendum është rezultat i njëjtë si i 92-s. Shqiptarët janë pro bashkimit, ndërsa jemi të zhgënjyer me disa politikanë që thonë se janë kundër. Si ide fillestare që t’i bashkohemi Kosovës jemi pro. Sikur një pacient që është i sëmurë dhe më pas i beson gjithçka mjekut. Te ne e ka ngritur moralin. Të gjithë e besojnë. Ndoshta do të qartësohet kjo ide, por për momentin po na pëlqen dhe e kemi pranuar. Nuk i dimë detajet, por ideja na pëlqen dhe jemi të prirë t’i besojmë. Presidenti Thaçi ka thënë se shanset janë shumë të vogla, ndoshta zero, por duhet t’i besojmë derisa flitet. Është hera e parë që flitet për Luginën dhe besoj se diçka mund të nxjerrim. Më keq s’mund të bëhet. Lugina po zbrazet përditë nga rinia. Ia ka mësyrë Evropës dhe pa njerëz nuk i duhet as Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, krerët e Luginës së Preshevës janë të gatshëm të përfshihen edhe në dialogun Kosovë – Serbi sa i përket kësaj çështjeje.
Për zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar, Pajaziti ka thënë se ka pak interesim nga banorët. Sipas tij, kjo mund të jetë shkak i idesë për korrigjim kufijsh dhe për shkak të mospunës në mandatet e kaluara./Koha.net/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...