Pacolli: Veprimi i Haradinajt është një gjest burrështetasi

19:22 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i shefit të Qeverisë.

Ai e ka quajtur këtë veprim të tij një gjest burrështetasi duke shtuar se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, përcjell arbresh.info.

Sot veprimi i KM Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastertinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me KM Haradinaj dhe shprehi simpatine dhe solidaritetin tim për të si Kryeminister dhe qytetar i rendomtë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme