Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në Gambia ku edhe është takuar me presidentin e këtij shteti, Adama Barrow.
Pacolli tha se gjatë këtij takimi presidenti i Gambias i dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin e Evropian.
Postimi i plotë i Pacollit:
Në Gambia, vizitën bilaterale e fillova me takimin me presidentin e këtij shteti Adama Barrow i cili dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai më siguroi se Gambia do të mbetet një aleat i palekundur diplomatik i Kosovës në Afrikë dhe më gjerë. E kam ftuar atë të vizitojë Kosovën dhe do të shqyrtojmë disa fusha të mundshme të bashkëpunimit./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...