Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është takuar me njërin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron.
Gjithashtu ka bërë të ditur se ka falënderuar për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon…
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...