Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, gjatë qëndrimit në Varshavë.
Pacolli tha se gjatë këtij takimi ata diskutuan për mundësinë e përafrimit të Kosovës dhe Greqisë në sfera të ndryshme.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli poashtu ka treguar se ministri grek i ka siguruar atij se ai dhe qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe se ka qëndrim pozitiv për vendin tonë.
“Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi i plotë:
Në Varshavë pata një takim shumë të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Georgios Katrougalos. Diskutuam për mundësitë e përafrimit të dy vendeve tona në fusha të ndryshme. Theksova të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat dhe ndihmën që presim nga Greqia. Promovimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona dhe sidomos intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike janë prioritet i të qeverive tona.
Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën. Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe procsesit të integrimit të rajonit në BE.
Gjithashtu vlersuam se zgjidhjet në Ballkan duhet të jenë me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore dhe duhet të pushojnë të gjitha përpjekjet për rrenimin e të arriturave./arbresh.info
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...