Google ADS

Pacolli: Përmbyllja e dialogut duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB

13:36 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

Pacolli në fjalë e tij ka shpalosur vendosmërinë e Kosovës për dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Në fjalën time gjatë panelit ku mora pjesë në forumin e Dubrovnikut, shpalosa vendosmërinë e Republikës së Kosovës për dialogun e normalizimit raporteve me Serbinë”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ai poashtu ka thënë se përmbyllja e këtij procesi duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.

Postimi i tij i plotë:

Në fjalën time gjatë panelit ku mora pjesë në forumin e Dubrovnikut, shpalosa vendosmërinë e Republikës së Kosovës pêr dialogun e normalizimit raporteve me Serbinë.
Përmbyllja e këtij procesi që duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të shtetit tonë dhe anëtarësimin në OKB hap perspektivën integruese dhe zhvillimore të gjithë vendeve të Ballkanit perendimor.
Theksova se idetë e ndarjes janë shumë të rrezikshme dhe prodhojnë destabilitet të regjionit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme