Pacolli për aksidentin në Gjilan: Shpresoj që tragjeditë e tilla të mos përsëriten më kurrë

21:37 | 7 Mars 2019
A. B.

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka shprehur dhimbjen lidhur me aksidentin tragjik në Gjilan.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, kurse i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, shkruan arbresh.info

“Në këtë ditë të rëndë të gjithë jemi me Gjilanin. Lutemi që familjarët e viktimës të gjejnë forcën dhe të përballojnë dhimbjen, e të lënduarit të shërohen sa më parë. Shpresoj që tragjeditë e tilla të mos përsëriten më kurrë”, shkruan ai.

Kujtojmë se sot gjatë pasdites në qendër të qytetit të Gjilanit, një kamion goditi disa vetura, ku si pasojë një person mbeti i vdekur e dhjetëra të tjerë të lënduar./arbresh.info/

https://www.facebook.com/rrahimpacolliofficial/posts/2238475043041942

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme