Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se në këto dy vite ka punuar në krah me liderin e Nismës, Limaj dhe kanë pasur gjykime të njëjta për punët e qeverisë.
“Për këto dy vite ne kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe kjo ka ndikuar që të kemi koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në RTK.
Sipas tij shumë kush thotë është dashur, ose nuk është dashur të bëhet kjo që ndodhi në skenën politike muajin e fundit.
“Jetojmë në një milenium të ri dhe ajo çka vërej tek partitë është se programet e tyre janë të freskuara. Nisma ka program të qendrës së majtë kurse AKR e ka liberale të djathtë”, tha ai. Pacolli vlerësoi se AKR nuk e ka gënjyer qytetarin as nuk ka shkuar kurrë kundër interesave të qytetarit. “Jemi munduar të japim kontributin tonë”, tha ai.
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...