Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dubrovnikut ka takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela.
Në kuadër të këtij takimi bilateral fillimisht është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
Në vazhdim, Kryediplomati Pacolli i ka kërkuar homologut të tij mbështetjen në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.
Gjithashtu, Ministri Pacolli ka kërkuar që Malta të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm përmes bartjes së përvojave të mira nga vendi i tyre.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm nga Malta, Abelo theksoi se Malta si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës.
Në fund të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli, ftoi Ministrin Abelo që të vizitojë Kosovën.
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...