Google ADS

Pacolli mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, e vlerëson hap të rëndësishëm për të gjithë rajonin

15:59 | 25 Janar 2019
V. S.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli, e ka vlerësuar si hap të guximshëm, që i kontribuon të ardhmes së të dyja vendeve dhe gjithë rajonit.

Postimi i plotë:

“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të Kryeministrit, Alexios Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, ka thënë Pacolli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme