Google ADS

Pacolli: Mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve në lidhje me ushtrinë

20:18 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri.

Postimi i tij i plotë:

Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.
Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë! #KrenarmeKosovën #KrenarmeSHBA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme