Në ndejën e fund vitit më gazetarët Ministri i punëve të Jashtme Behgjet Pacolli tha se kjo ministri është transparente dhe ka bashkëpunim të ndërsjellë më gazetarët.
“Ministria është shumë transparente dhe kemi bashkëpunim të ndërsjellët se bashku. Dyert e Ministrisë janë të hapura për ju gjithmonë për çdo gjë. Keni shkruar dhe rishkruar për punët e MPJ-së për këtë jam falënderues për qasjen ndaj ministrisë. Në këtë frymë ne do të bashkudhëtojmë edhe në të ardhmen do të mundohemi të kemi respekt për të tjerët”, tha Pacolli në ndejën e fund vitit me gazetarë, përcjell arbresh.info.
Ai poashtu tha se Ministria e Punëve të Jashtme është e afërt më ndërkombëtarët dhe se ka punuar në interes të vendit.
“Si Ministri nuk është e lehtë në këto kushte pasi që gjithmonë i kemi edhe veprimet e Qeverisë të rëndësishme por që në disa raste se kanë gjetë mbështetjen të ndërkombëtaret dhe Ministria jonë është e afërt me ndërkombëtaret. Ministria ka punuar gjithmonë ne interesa të Kosovës për të paraqit Kosovën më mirë edhe pse ka pasur pengesa”ka thënë ai.
Pacolli tutje shtoj se Ministria është një institucion i vogël me i ndryshuar mendimet gjeostrategjike nëpër botë.
“Nëpër botë Kosova është njohur gati nga 65% të shteteve dhe jemi shteti numër 1 që ka marrëdhënie të mira më shtetet e botës. Kosova qëndron mes forcave të mëdha gjeostrategjike. E kemi vështir por ne nuk i fërgohemi sfidave. Kom thanë se do të ketë njohje më tepër por e shihni se procesi i njohjeve nuk proces i lehtë por ju garantoj se jemi tu punuar me shtete të fuqishme”ka thënë Pacolli./arbresh.info
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...