Google ADS

Pacolli merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit në Sllovaki

08:52 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Sllovaki.

Pacolli gjatë ditës do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit anëtare në BE (Balkan 4), në Bratisllavë të Sllovakisë.

Ministrat e Grupit të Vishegradit dhe B4, së bashku me kryediplomatin sllovak si nikoqir i takimit, do të zhvillojnë takime dhe do të kenë konferencë për media.

Në vijim të takimeve pritet që diskutimet mes Ministrave të përqendrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme