Pacolli: Krenari e madhe të shohësh që nga sot jemi një shtet me ushtri

13:15 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka uruar tranzicionin e Forcave të Sigurisë në Ushtri.

Ai ka thënë se është krenari e madhe që jemi nga sot shtet me ushtri.

Sipas Pacollit, më në fund u përmbyll procesi i shtetndërtimit pas dekadave të vuajtjes.

“Nga sot e tutje këmba e ushtarit serb nuk do të shkelë më në territorin e Kosovës”, tha ai.

Lexo të plotë shkrimin e tij:

Krenari e madhe të shohësh që nga sot jemi një shtet me ushtri.

Më në fund u përmbyll procesi i ndërtimit të shtetit pas dekadave të vuajtjes e sakrificave pa të cilat nuk do të arrinim ku jemi tani.

Nga sot e tutje këmba e ushtarit serb nuk do të shkelë më në territorin e Kosovës.

Urime qytetarë, urime KOSOVË! RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme