Google ADS

Pacolli: Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë

21:14 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se shtyrja e takimit në Paris do të vonojë edhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli ka thënë se Kosova nuk do të mbetët peng dhe e izoluar nga teket e Serbisë.

“Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Sipas tij BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë.

Postimi i plotë:

Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian. Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opcion real. Ne vie keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme