Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin.
Pacolli ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve dhe perëndimit.
“Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Ky është postimi i plotë:
Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin.
Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin.
Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste !
Guardiola befason me deklaratën rreth gjyqtarëve
Pacolli takon kryeministrin e Irakut: Ramë dakord që të viz...
Kurti: Kontributi i diasporës për vendin tonë mbetet madhor ...
Bernardo Silva tallet me Arsenalin shkak trofetë
Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim e...
Çrregullimi Emocional Sezonal gjatë vjeshtës, si ta përballo...