Google ADS

Pacolli: Kosova gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare

18:49 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtme të OBI-it në Adu Dhabi.

Pacolli këtë sesion po e sheh si një mundësi të mirë për tu takuar me homologët e tij ku edhet ka zhvilluar një sërë takimesh, shkruan arbresh.info.

Në orët e pasdites kisha mundësinë, që të zhvillojë takime me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi, ministrin e jashtëm të Togo-s, Robert Dussey dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Sedat Önal”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:
Sesioni i 46-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, që po i zhvillon punimet këtu në Abu Dhabi është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar shumë homologë të mi.
Në orët e pasdites kisha mundësinë, që të zhvillojë takime me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi, ministrin e jashtëm të Togo-s, Robert Dussey dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Sedat Önal.
Kosova gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

 

Të ngjashme