Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar vlerësimin që ia ka bërë Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës.
Pacolli ka falënderuar bordin e këtij Universiteti dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që kanë insistuar që ai të nderohet me këtë vlerësim.
“Vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës ishte nder për mua dhe Kosovën. Natyrisht, falënderoj bordin e Universitetit dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që kanë insistuar që të nderohem unë dhe nëpërmjet meje edhe Kosova. U ndjeva krenar dhe i emocionuar me ekspozenë 45 minutëshe të rektorit të Universitetit, i cili me fjalët më të zgjedhura përshkruante Kosovën dhe përpjekjet e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i barabartë. Unë dhe njerëzit e mirë të Kosovës jemi mirnjohës për miqtë dhe mbështetësit e vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit Afr...
Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmorë për të treguar edhe një he...
Rama ndan projektin e shkollës profesionale “Arben Broci” në...
Zelensky: Jemi afër përfundimit të luftës
Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Serbët po përgatiten t...
Njëvjetori i rënies heroike, Sindikata e Policisë përkujton ...