Pacolli: Koalicioni AKR-Nisma-PD garanton stabilitet

22:22 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së pas zyrtarizmit të koalicionit me Nismën dhe Partinë e Drejtësisë në KQZ, ka thënë se ky koalicion është fitues, shkruan portali arbresh.info

Tutje Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni do të garantojë stabilitet në qeverinë e ardhshme, ku do të nxitet zhvillimi ekonomik e fuqizimi i partneritetit me perëndimin.

“Koalicioni AKR-Nisma-PD është zyrtarizuar në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ky koalicion është një koalicion fitues dhe do të garantoj stabilitet në qeverinë e ardhshme pas 6 tetorit, për të nxitur zhvillimin ekonomik, fuqizuar partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme