Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përsëri ka reaguar ndaj rastit me rusin Mikhail Krasnoshchenkov, që dje autoritetet kosovare thanë se e shpallën persona Non Grata, por OKB-ja tha se Kosova s’mund të shpallë zyrtarët e UNMIK-ut persona të tillë të padëshiruar.
Për këtë, Pacolli ka kërkuar një hetim më të thellë dhe profesional ndaj tij. Pacolli ka deklaruar se kushdo që duke keqpërdorur petkun e imunitetit funksional, përfshihet në agjenda dhe veprime të dyshimta e kriminale nuk e ka vendin në Kosovë e as në OKB.
“Ftojmë përfaqësuesit e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të iniciojnë një hetim të thellë dhe profesional në lidhje me përfshirjen e punonjësit të tyre, në atë çfarë institucionet e Republikës së Kosovës – si një vend i cili aspiron anëtarësimin në këtë organizatë universale – vlerëson se e dëmton para së gjithash, imazhin e kësaj organizate në Kosovë dhe me gjerë”, ka shkruar Pacolli.
Ai thotë gjithashtu se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me këdo për këtë rast nëse OKB-ja e heton.
“Do t’i kërkojë misionit tonë diplomatik në SHBA, që kurdo që do të ketë një diskutim për zhvillimet në rajon, pranë kësaj organizate, ta adresojë rastin e këtij zyrtari, si një rast i cili shkon ndesh me të gjitha përpjekjet për rend dhe ligj në shtetin tonë. Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë do të ishin të gatshme të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të një hetimi të tillë nga ana e OKB-së, si dhe të ofrojnë informacionin që posedojnë, ku përpos thyerjes flagrante të rregullave të brendshme të OKB-së, nuk përjashtohet edhe shkelje e rëndë penale ndërkombëtare”, tha tutje.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend