Google ADS

Pacolli: Jo ndarje të Kosovës

00:37 | 27 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë assesi ndarje të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai thotë se Kosova është mjaft e ndarë.

“Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur “ndarje” të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme