Google ADS

Pacolli i’a uron besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin

22:46 | 3 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për festën  e Fitër Bajramit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë: ‘Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas’, transmeton arbresh.info

‘Nga thellësia e zemrës ju uroj më Fat Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë’, ka thënë Pacolli.

Postimi i tij i plotë:

“Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qëllimi i agjërimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.

Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.

Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme