Pacolli: Fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë

11:47 | 1 Qershor 2019
A Z

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë fëmijët e Kosovës dhe atyre në diasporë ditën e tyre.

Nëpërmjet një positimi në Facbook Pacolli deklaroi se të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë e plot shpresë dhe të rriten në një vend që e duan e që i do.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Sot është një ditë e bukur. Fëmijët janë pa dyshim dhurata më e bukur në jetë! Janë qëllimi për të cilët marrim frymë! Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme më të denjë e plot shpresë! Të rriten në një vend që e duan e që i do. Të gjithë fëmijëve të Kosovës dhe fëmijëve të Diasporës sonë, kudo që ndodhen, i uroj nga zemra: Gëzuar dita e Fëmijëve!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme