Pacolli: Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e Bashkimit Evropian

15:58 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se në takimin në Bruksel ka kërkuar qëe Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut dhe obstrukcionet e saj kundër Kosovës.

Pacolli ka shkruar se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Kosovës.

Statusi i plotë:

Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kunder Republikës së Kosovës.

Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektêsi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme