Google ADS

Pacolli-BE-së: Liberalizoni vizat, jepni fund izolimit paradoksal

15:06 | 28 Mars 2019
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar votimin e pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Përmes një postimi një facebook, Pacolli, ka thënë se është koha që edhe institucionet tjera bashke vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane.

Postimi i plotë:

Është koha që edhe institucionet tjera bashke vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike. Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme