Tashmë tri javë pacientët në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen ta blejnë vetë kontrastin, i cili injektohet në venë për t’i detektuar problemet shëndetësore, për CT dhe për rezonancë magnetike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Serbeze Kabashi-Muçaj, nga Klinika e Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur për “Zërin” se gjatë tetorit (muajit aktual) pacientët kanë blerë vetë kontrastin për rezonancë magnetike, i cili u kushton rreth 50 euro. “Ka mungesë të kontrastit për CT dhe rezonancë magnetike. Jemi të detyruar t’u themi pacientëve ta blejnë. Qe tri javë ka mungesë të kontrastit”, ka thënë ajo.
Kabashi-Muqaj ka bërë të ditur se kanë bërë dy kërkesa në lidhje me furnizimin me kontrast për CT dhe për rezonancë magnetike, por siç ka thënë ajo, nuk kanë ndonjë informatë në lidhje me furnizimin.
Për më shumë, nuk është hera e parë që në këtë klinikë ka mungesë të kontrastit, pasi që me një mungesë të tillë janë ballafaquar edhe gjatë muajve të verës./Zëri/
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...