Ligji për Barazi Gjinore kërkon përfaqësim të barabartë të të dyja gjinive në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe në institucionet e tjera publike, mirëpo në Kosovë përfaqësimi i grave në këto institucione vazhdon të jetë tepër i ulët. Në prag të zgjedhjeve nacionale vlerësohet se përfaqësimi i grave në subjekte politike është sipërfaqësor dhe minimal, shkruan sot gazeta Zëri.
Ani pse gratë e përbëjnë 50 për qind të popullsisë kosovare, politikanët burra vazhdojnë të kenë pozita udhëheqëse në institucione legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, ndërkohë që vazhdon margjinalizimi ekstrem i grave. Kosova ka Ligjin për Barazi Gjinore, i cili synon të garantojë përfaqësim të barabartë gjinor prej 50 për qind për secilën gjini, duke përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse, megjithatë partitë politike vazhdojnë të mos ua japin grave hapësirën e duhur në vendimmarrje.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...