Vjosa Osmani është zgjedhur kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës. Analistët vlerësojnë se nëse nuk do të lëshonte pe Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, kandidimi i Vjosa Osmanit nuk do të ishte i mundur.
Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, thotë për arbresh.info se vlerëson se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre është një hap pozitiv, dhe në këtë rast po të mos lëshonte rrugë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kandidimi i Vjosa Osmanit nuk do të ishte i mundur.
“Natyrisht nga këndvështrimi elektoral i LDK-së, një meritë e veçantë dhe falënderim do duhej t’i jepet Lutfi Hazirit, pasi që siç është e njohur edhe për opinionin, pozicioni i tij në parti ka qenë më i fuqishëm dhe po të mos lëshonte rrugë ai, vështirë që do të mund të kandidohej Vjosa. Tani që është bërë, mendoj që Vjosës duhet t’i ipet përkrahje e plotë dhe pa rezervë, si në kohë fushate, por edhe në qeverisje nëse vije deri tek ajo”, thotë Duhanaj.
Ndërsa sipas analistit Muhamet Kelmendi, me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, Isa Mustafa ka dashur të paralizoj çdo koalicion të mundshëm me subjektet tjera politike, e sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me këtë kandidaturë ka dashur Isa Mustafa të paralizojë çdo koalicion të mundshëm me subjekte politike, sidomos me Vetëvendosjen, pa e dhënë këtë pozite. Së dyti, me këtë është paralizuar rreziku ndaj Isa Mustafës nga gjenerata e re e udhëhequr nga zonja Osmani. Dhe së treti, e largoi rrezikun e marrjes se partisë në të ardhmen nga ana e zonjës Osmani”, vlerëson Klemendi.
Se pa përkrahjen e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, Vjosa Osmani do ta kishte të pamundur kandidimin për kryeministre, e thotë edhe analisti tjetër Fatmir Sheholli.
“Unë besoj që Vjosa Osmani pa përkrahjen e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut do të ishte e pamundur të jetë kandidate për kryeministre, andaj ky tandem Haziri – Veliu do jetë përcaktues edhe për shumë çështje tjera”, shprehet Sheholli.
Lidhja Demokratike e Kosovës kandidoi Vjosa Osmanin për Kryeministre, dhe Lutfi Haziri do të ushtrojë kompentencat e Isa Mustafës në lidhje me zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit./Elona Haxhiu/arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...